Një person është arrestuar pasi ka lajmërar rrejshëm në polici se i janë grabitur një shumë e parave.
26-vjeçari ka raportuar se me datën 6 shkurt 2024 rreth orës 22:56 në fshatin Zhabar të Mitrovicës dy persona, njëri nga ta i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i janë grabitur një shumë e parave, përcjell Arbresh.info
“Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’. Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari P. H., 26 vjeçar, të ketë lajmëruar rrejshëm”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se i dyshuari mbështetur në provat e siguruara, me autorizim të prokurorit akuzohet për veprat penale “Grabitje’ rikualifikohet në veprat penale ‘ Lajmërim i rremë ’ dhe ” Keqpërdorim i besimit”
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...