Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në fshatin Xerxë të Rahovecit.
Siç njofton policia, i dyshuari D.Th, 23 vjeçar, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri:
· Një pushkë automatike me një karikator dhe
· Një pistoletë me një karikator
“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari D. Th., mashkull kosovar, i lindur në vitin 2001, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 23.07.2024 në koordinim me prokurorin e shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Xerxë-Rahovec”, bën të ditur policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/


Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...