Një 23-vjeçar është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, transmeton Arbresh.info
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar B.T., me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh./Arbresh.info
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...