Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë. Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policorë Veriu në Prishtinë, si dhe punës intensive hetimore dhe operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: B.M., mashkull, 19 vjeç”, thuhet në njoftim.
Pas shoqërimit në stacion policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedura për veprat penale “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore./Arbresh.info
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...