Është arrestuar një 19-vjeçar nga fshati Topillë e Shtimes, pasi kishte në posedimin e paautorizuar të një armë zjarri.
Siç njofton policia, sipas informatave, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, ndodhej në një vilë ku ishte vërejtur duke ekspozuar armën.
“Njësia e Hetimeve, e mbështetur nga ekipet reaguese dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka tentuar të largojë armën duke e hedhur jashtë rrugës nga automjeti. Pas një kontrolli të zonës nga ana e policisë, arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...