Është arrestuar një person në Prishtinë që dyshohet për vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik, biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar, G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë./arbresh.info/