Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në një veturë në rrugën “Doganaj” në Kaçanik kanë gjetur lëndë narkotike.
Në njoftim thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një 19-vjeçar, përcjell Arbresh.info.
“Me daten 22.03.2025, rreth orës 17:00 në rrugën “Doganaj” në Kaçanik, një patrullë policore e stacionit policor në Kaçanik ka ndaluar një veturë të tipit VË Golf me targa vendore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme kanë gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.
Ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren