Policia Rajonale e Gjakovës ka arrestuar 17 vjeçarin Besart Radosta, i cili ishte në kërkim të organeve të ndjekjes nënë dyshimin për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’.
Sipas njoftimit të policisë, viktima Yllka Derri, e cila ishte lajmëruar si e zhdukur nga familja e saj, është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale ,, bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare. Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019’, bën të ditur policia.
Ndryshe, me datë 16.12.2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes Mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim.
Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, Mbrojtësin e viktimave me qellim të zbardhjes së rastit dhe marrjes se masave tjera te nevojshme ligjore. /arbresh.info
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...