Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në “Xhaminë e vjetër” në Dragash.
Siç njofton policia, vlera e parave të raportuar si të vjedhura ishte rreth 270 euro.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se është arrestuar një 15-vjeçar, dhe i janë sekuestruar një pjesë e parave.
“Pas veprimeve operative dhe hetimore hetuesit e Stacionit Policor të Dragashit kanë arritëm të identifikojmë dhe të arrestojnë të dyshuarin, të miturin N.R. i lindur me 2009 nga fshati Zlipotok, Komuna e Dragashit. Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu në çantën e tij u gjetën mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin nga policia.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe i njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë