Një person nga Rahoveci është arrestuar pasiqë kishte bërë plot 25 kallëzime të rreme në polici.
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë personin në fjalë, i moshës 14-vjeçare, ku gjatë intervistimit ai ka pranuar në tërësi fajin, përcjell arbresh.info.
I dyshuari është liruar pas intervisitmit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet i dyshuari për njëzetepesë lajmërime apo kallëzime të rreme
Rahovec 15 gusht 2022
Prej datës 8 janar 2022 deri me 14 gusht 2022 përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur njëzetepesë (25) lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël Komuna Rahovec.
Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta. Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14 vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme. Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje të ligjit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482
Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
/arbresh.info/
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...