Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë mashtruar dhjetë vajza duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
Sipas raportit të policisë, vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro, shkruan Arbresh.info.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
“MASHTRIM Fushë Kosovë 2023-2024 – N/N. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë viktimat e gjinisë femërore duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare, vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar