Në orët e mëngjesit në Mitrovicë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një dyqan, shkruan arbresh.info
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilët pas shikimit të vendngjarjes kanë identifikuar një veturë që ishte larguar me shpejtësi.
Ndjekja e policisë ka rezultuar me sukses, ku pas 20 minutave në rrugën “Ramadan Kelmendi” në Mitrovicë është identifikuar dhe ndaluar makina në fjalë.
Me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur prova materiale: një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.
Ndaj të dyshuarve A. P., 19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E. S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...