Njësitet policore të stacionit policor jugu në Prishtinë sot rreth orës 02:00 kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje, transmeton arbresh.info.
Sipas një komunikate për medie të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e kombit”, në Prishtinë, ku zyrtarët policorë i janë përgjigjur një raportimi se në atë lokal ka persona të armatosur.
Në komunikatë thuhet se pasi që personat zyrtarë policor kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri , janë penguar nga persona të dyshuar. Të njëjtit nuk kanë përfillur zyrtarët policorë dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre.
Personat e dyshuar janë A.M mashkull 45 vjeç mashkull G.S mashkull 34 vjeç dhe F.M mashkull 40 vjeç që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.
Që të tre janë arrestuar nga ana e policisë dhe po mbahen në qendrën e ndalimit në Prishtinë.
Po të njëjti do të dërgohen ne gjykatën kompetente për përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale që do të ndërmerren nga ana e hetuesve./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane