Tre persona janë arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës, për dyshime të forta për përfshirje në një skemë të mashtrimit online, që kishte për cak qytetarë të huaj dhe përfshinte investime të rreme në bursa dhe kriptovaluta.
Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë përdorur identitete të rrejshme dhe metoda të sofistikuara për të joshur viktimat përmes thirrjeve telefonike, duke i bindur që të investojnë në skema fiktive për përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Kontrollet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, ku është zbuluar një zyrë e përshtatur në mënyrë të jashtëligjshme si qendër thirrjesh, e cila dyshohet se ka shërbyer për realizimin e aktivitetit mashtrues.
Gjatë bastisjeve, si dëshmi materiale janë sekuestruar një sërë objektesh që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e paligjshme. Në mesin e të sekuestruave përfshihen tre vetura, tre kompjuterë dhe nëntë telefona mobilë. Po ashtu, janë konfiskuar para të gatshme në shumën prej 10,044 euro, 1,100 dollarë amerikanë dhe 100 franga zvicerane.
Përveç këtyre, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 50 copë municion, pajisje të ndryshme teknologjike si DVR, router-a, kufje dhe monitorë kompjuteri, si dhe dokumente të ndryshme që mund të shërbejnë si prova në procesin hetimor.
Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, derisa rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor./Arbresh.info
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1