Tre persona janë arrestuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Arrestimet u bënë pas një përleshjeje mes tyre, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një mjet i mprehtë (thikë).
Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
“Njëri prej tyre është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe më pas, nën mbikëqyrjen policore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se njësitë policore kanë kryer ekzaminimin dhe shikimin e vendit të ngjarjes, janë intervistuar dy persona të dyshuar dhe dëshmitarët dhe është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit dhe me udhëzim të tij është iniciuar rasti penal ”Lëndim i rëndë trupor”.
Dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është ndaluar për 48 orë policore./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...