Arrestohen tre persona në Prishtinë

16:25 | 2 Qershor 2015
M. A.

Policia në rajonin e Prishtinës, saktësisht në pesë lokacione, sot ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Bleta”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Aksioni u ndërmor  pas hetimeve të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, lidhur me veprimtarinë kriminale të këtij grupi, që në vazhdimësi merrej me ‘falsifikime të ndryshme’, ‘legalizim të përmbajtjes së pavërtetë’ dhe ‘mashtrim’, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm.

Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, ku të njëjtit kanë arritur të bëjnë regjistrimin e 937 veturave të ndryshme, duke e falsifikuar dokumentacionin). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë të konsiderueshme.

Ky operacion është i ndërlidhur me operacionet e mëhershme të zhvilluara në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në të cilën janë sekuestruar 240 vetura dhe janë dorëzuar për zhdoganim, ku në buxhetin e Kosovës, janë derdhur më se 550.000 euro.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D.G.(1969) i nacionalitetit kosovar/serb, G.K.(1971) i nacionalitetit kosovar/serb dhe M.T.(1955) i nacionalitetit kosovar/serb.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

• 5 (pesë) armë kalibrash të ndryshëm (4 pushke, 1 revole)
• 310 fishekë kalibrash të ndryshëm
• 17 viza bllanko shengen
• 3 (tri vula) me mbishkrime të ndryshme
• dokumente tjera që vlejnë si prova për procedurë (libreza të qarkullimit për vetura, kontrata të ndryshme.

Personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale