Me datë 26.08.2022, Policia e Kosovës, Sektori Rajonal për Hetime në DRP-Pejë, ka pranuar një informatë sipas të cilës dyshohej që disa persona ishin duke u përgatitur për të kryer grabitje të armatosur në qytetin e Pejës.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, Hetuesit Rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatën për media.
Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nen hetime./arbresh.info/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet