Tre persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve.
Sipas policisë, të arrestuar janë: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në rastet e vjedhjeve, në cak të të cilave ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër.
Në njoftim thuhet se vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.
“Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet një njoftim.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve