Raportohet se në afërsi të Tesanjit janë arrestuar Almir Merdiç, Elvedin Himziça dhe Muju Dizdareviq, të cilët sipas Ministrisë së Brendshme kanë marrë pjesë në sulmin ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, në Potocari më 11 korrik, me rastin e 20-vjetorit të ngjarjeve të Srebrenicës.
Mediat serbe tregojnë se Almir Merdiçit është caktuar si organizatori i sulmit ndaj kryeministrit serb në Potocari dhe ka qenë i lidhur me organizatat radikale në BiH.
Për më tepër, potencohet se ai nuk është sjellë në lidhje me komandantin e kohës së luftës së Srebrenicës, Naser Oriç, dhe anëtarin e Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, transmeton “zeri.info”.
MPB në uebfaqen e saj publikoi fotografitë e personave që thuhet se janë të dyshimtë dhe kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Vuçiqit.
Shtetasi nga Bosnja, Almir Merdiç është cilësuar nga mediat serbe si njëri prej sulmuesve kryesor ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Srebrenicë.
Ndryshe, Merdiç para disa ditëve ka rrëfyer se në ato momente ndodhej vetëm disa metra larg nga incidenti, dhe pohon se ai vetëm e ka ngritur dorën lart, transmeton zeri.info
“Prej se mediat raportuan se unë isha organizatori kryesor i sulmeve ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, jeta ime është kthyer në ferr. Unë marrë vazhdimisht kërcënime. Nuk e di se si do të dal, thotë Almir Merdić.
Më tej, ai tregon se në Bosnje dhe Hercegovinë është kthyer në moshën 18 vjeçare dhe se në vitin 1993 i është bashkuar ushtrisë së BIH-së.
“Nuk shoh asgjë të keqe që kam qenë pjesë e ushtrisë, përkundrazi, unë jam krenar sepse kam mbrojtur vendin tim dhe popullin tim. Nuk e kam kryer një krim, kam luftuar sinqerisht për vendin e tyre. Sa i përket, sulmit, organizimit të incidentit, unë nuk e kishte menduar se do të ndodhë”, thotë Merdić, duke shtuar se në Srebrenicë shkon çdo vit për të nderuar viktimat.
Nga ana tjetër, Kryeministri Aleksandër Vuçiç shprehu keqardhjen për incidentin e ndodhur në Srebrenicë dhe këmbënguljen për të vazhduar politikën e paqes dhe fqinjësisë së mirë.
“Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nuk mund të parashikoja atë që ndodhi. Në një moment, pashë truprojat që mbanin çadrën hapur për të më mbrojtur nga sendet që vinin drejt nesh. U kërkova ta mbyllnin çadrën dhe të më linin të flisja me njerëzit…dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi Vuçiç.
“Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, shtoi Vuçiç.
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional
Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në ...
Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shif...
Sallahu takon mërgimtarët: Institucionet e Kosovës do të jen...
Osmani falënderon mërgatën: Kontributi juaj për atdheun ësht...