Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë, pasi te të njëjtit ka gjetur dhe ka konfiskuar substanca narkotike.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, njoftohet se në dy raste në Prishtinë, janë arrestuar katër persona për posedim të substancave narkotike.
“Në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, më 14 mars është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si pasagjerë në një veturë, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 7.4 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, po të njëjtën ditë (14 mars), në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që njësitet policore gjatë kontrollit te të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të vogël të substancës narkotike të llojit heroinë.
“Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”.
Ndërsa, më 15 mars, në rrugën “Selim Bislimi” në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 1.8 gramë.
“Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...