Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje pesë persona janë përleshur mes vete, të cilët kanë ekspozuar armë.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet polcore ku është gjetur një armë, shkruan Arbresh.info.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Azem Galica, Mitrovicë Jugu 06.03.2024, 09:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku disa nga ta kanë ekspozuar armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku është gjetur një armë.”, thuhet në raportin e policisë.
Nga pesë të dyshuarit, policia ka bërë të ditur se njëri nga ta ka kanosur me vrasje njërin nga zyrtarët policor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...