Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gramaçel të Deçanit, pas një bastisjeje të realizuar në pronat e tyre, ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion, thika, substancë narkotike dhe automjete të dyshuara për shmangie doganore.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të arrestuarit janë një burrë dhe dy gra, njëra me shtetësi kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj.
“Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...