Departamenti për Krime të Rënda i Policisë së Ferizaj, dje ka realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ,”Trafikim me Njerëz”.
Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Policia ka arrestuar katër të dyshuarit të cilët janë: A.F (1989), RR.M( 1995 ) F.B (1991) dhe T.L(1972).
Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar: 4 (katër) telefona mobil, 1 (një) sprej OC dhe 1 (një) mjet i prehtë thikë.
Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.
Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...