Katër të dyshuar janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohen të kenë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ku pas kontrollit në dy lokacione, një në fshatin Damjan dhe dy në fshatin Ujz kanë gjetur armë dhe municion, shkruan Arbresh.info.
“Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta me nga një karikator dhe 22 copë fishekë.”, bën të ditur Policia.
Të dyshuarit janë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...