Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda.
Personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?