Katër persona janë arrestuar në Klinë pas një konflikti fizik ku disa punëtorë pësuan lëndime të rënda trupore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se më 2 dhjetor, rreth orës 10:55, Stacioni Policor Klinë u njoftua për një rrahje në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se katër persona, punëtorë të një kompanie, janë përfshirë në konflikt fizik, si pasojë e të cilit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor.
Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet e Stacionit Policor në Klinë. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...