Policia rajonale e Pejës, njofton se stacioni policor në Klinë, është njoftuar përmes telefonit nga viktima G. P. se persona të panjohur i kanë thyer shtëpinë në lagjen ‘Drenica’ në Klinë, përderisa ai nuk ishte aty dhe i kanë vjedhur një sasi ari në vlerë rreth 2 mijë e 500 Euro si dhe para kesh 500 euro.
Njësit përkatëse policore, pasi që kanë marr lajmin, kanë dal në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dëshmi rreth identifikimit të personave të dyshuar dhe si rezultat i punës së policisë është arrit të identifikojnë dhe arrestojnë dy te dyshuarit : V.B. (1994) dhe E.B (2000).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili edhe ka urdhëruar ndalimin për dy te dyshuarit. Gjatë intervistimit te dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe njëherësh është arritur që të gjendet edhe ari i vjedhur./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...