Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore në gjashtë raste të ndara.
Arrestimet janë kryer në bazë të vendimeve të gjykatave kompetente dhe të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Personat e arrestuar janë:
I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh.
D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh.
M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh.
B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh.
J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh.
N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë personave të kërkuar me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten në gjykatë dhe të kryejnë obligimet ligjore. Ata që nuk e bëjnë këtë do të arrestohen në përputhje me ligjin./Arbresh.info
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...