Dyshohej se brenda një shtëpie ne fshatin Kovaq të Zubin Potokut, bëhej kulitivimi i lëndëve narkotike, ku janë arrestuar gjashtë persona.
Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur edhe paisje për improvizim të laboratorit ventilator, poqa elektrik klima, filtera për pastrim, 155 bimë të dyshuara kanabis, rreth 50 kg marihuanë, një veturë, pesë telefona, para të gatshme, 200€, 10000 dinar, 2 llaptopë.
Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
RAPORTI
Fsh. Kovaq, Zubin Potok 20.07.2022-09:00. Nën dyshimin e arsyeshëm se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit bëhet kultivimi i narkotikëve në objekt të mbyllur, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit janë takuar dhe arrestuar gjashtë të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar: paisje për improvizim të laboratorit ventilator, poqa elektrik klima, filtera për pastrim, 155 bimë të dyshuara kanabis, rreth 50 kg marihuanë, një veturë, pesë telefona, para të gatshme, 200€, 10000 dinar, 2 llaptopë. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. /arbresh.info/
lexo edhe:
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...