Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
“Dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra (metale të çmuara) nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar (shtetas te Kosovës) shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj. Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me dt. 25/26.01.2018 në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas komunikatës të dyshuarit e arrestuar janë:
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
* 3 kg e 850 gramë stoli ari,
* 5 kg stoli argjendi,
* 3 revole kalibrash të ndryshëm,
* 97 fishekë,
* 1 veturë,
* 3 telefona.
“Personat e dyshuar, (dy prej tyre) në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...