Shumë biznese gjatë ditës së djeshme u haptën në qytetin e Pejës, pavarësisht thirrjeve të ndryshme për mos-hapjen e tyre. Duke e parë këtë situatë, Prokuroria e Pejës është vënë në aksion. Si rrjedhojë, gjashtë persona të ndryshëm, për raste të ndara, janë arrestuar nga ana e Policisë me urdhërin e Prokurorisë së shtetit.
Ata u arrestuan nën veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Lajmin për arrestimin e këtyre gjashtë personave e ka bërë të ditur për Express të hënën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikci.
“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:, thuhet në përgjigjen e tij.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...