Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës, shkruan Arbresh.info.
Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para kesh.
Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.
Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (8) persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...