Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Të arrestuarit janë Endri Leçini 22 vjeç dhe Skerdi Rexhepi 24 vjeç, të dy lindur dhe banues Kavajë.
Sipas bluve, “ më datë 01.10.2015, patrulla e policisë te Stacionit të Policisë Golem, ka marre dijeni se në një kompleks në Golem- Kavajë , dy persona ishin futur në banesat ku pushonin studentët nga Kosova dhe po i grabisnin ata”.
Menjëherë patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kapur në flagrancë në brendesi të objektit, shtetasit Endri Lecini dhe Skerdi Rexhepi.
Nga kryerja e veprimeve procedurale rezulton se shtetasit e mësipërm janë futur në dhomat ku pushonin pushuesit kosovarë nga ballkonet e objektit.
Me anë të kërcënimit, ata kanë kontrolluar sendet dhe veshjet e tyre, transmeton oranews.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat, dy aparate celularë, një sasi prej 1255 euro dhe 30 mijë lekë.
Materialet do i referohen Prokuroris ë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola