Dy persona janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në Viti për posedim të substancave narkotike.
Siç thuhet në njoftim, në kuadër të operacionit policorë ‘Goditja’ në pikën e kontrollit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin dy persona, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një pako me letra mbështjellëse “Rizlla”, 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe tre telefona.
J.I 19 vjeçar dhe N.M., 18 vjeçar janë arrestuar ndërsa njësiti antidrogë janë duke u merr me rastin./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic