Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohen për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.
Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, ka njoftuar se ka iniciuar hetimet më 8 dhjetor 2025 lidhur me dyshimet për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, transmeton Arbresh.info.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme që dy të mitur, për një periudhë kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimin e kundërligjshëm material.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, sot më 11 dhjetor 2025, policia ka kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme, ku janë siguruar prova shtesë që forcojnë dyshimet se të miturit kanë kryer veprat penale: “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i pasurisë””, thuhet në njoftim.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Arbresh.info
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen nda...
Ramadani pas humbjes nga Alkmaari: Ishte ndoshta kundërshta...
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...