Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona e dyshuar, që shihen në një video duke futur në veturë me dhunë një femër në Fushë Kosovë, raporton arbresh.info.
Lajmin për Arbrsh.info e ka bërë të ditur vet policia.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dy personat e dyshuar aktualisht gjenden në stacionin policor duke u intervistuar.
Ajo tha se Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prishtine fillimish kishte poseduar informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kane futur një grua me force në një veture dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ahmeti shtoi se dy të dyshuarit veç se janë arrestuar dhe po intervistohen.
“Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente, jemi duke punuar me qellim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje. Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar dhe aktualisht ndodhen ne stacion policor ku po intervistohen”, ka thënë Ahmeti për Arbresh.info.
Gruaja në fjalë ishte futur me dhunë në veturë nga dy meshkuj mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Përmes një videoje të publikuar nga një qytetar, i cili e ka xhiruar rastin, shihet se si gruaja me dhunë futet në veturë nga dy të dyshuarit. Motivet ende nuk dihen. /Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...