Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, ku njëri nga ta është shtetas i Austrisë, pasi që gjatë një kontrolli tek të njëjtit, janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, katër grinder, një gram marihuanë, një kuti rizlla, si dhe para të gatshme.
Në raportin e policisë, thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, përcjell Arbresh.info.
“Prishtinë 04.09.2023-05:58. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Austrisë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit, janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale,4 grinder,1 gram marihuanë, nje kuti rizlla, si dhe disa para te gatshme. Me vendim të prokurorit , të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje’, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...