Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ku ka ndaluar veturën e (J.A), në të cilën gjatë kontrollit nën ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 Gramë.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), dhe është kontrolluar po ashtu edhe dhoma e birit të tij (M. A.)
Në shtëpi janë sekuestruar: Pistoletë Berata, një karikator, katër Fishek te kalibrit 7.62 mm, sasi e dyshuar e marihuanes me peshë 2.71 gram, qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një sim kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A., disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike, veturë Opel Zafir dhe substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.
“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e PK-së./arbresh.info/

Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës