Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për vendosjen e mbishkrimeve nacionaliste në një shkollë në Obiliq muajin e kaluar.
Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit janë të rijnë të moshës 17 dhe 20 vjeçare, raporton Arbresh.info.
“Referuar rastit, të shkrimit të grafiteve të ndodhur në shkollën fillore dhe të mesme ,,PANDELI SOTIRI” në fshatin Plemetin, komuna e Obiliqit, në mes të datës 19 dhe 20 prill 2017, puna e hetuesve policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave. Mbështetur në informacionet e mbledhura nga tereni dhe në bazë të hetimeve preliminare, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar; F. Stolic, 17 vjeç, si dhe J. Jakovlevic 20 vjeç, që të dy shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe faktin se grafitet e shfaqura në përmbajtje nxisin ose përhapin publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim, midis grupeve kombëtare, policia menjëherë dhe me përkushtim të madh kishte filluar hetimin specifik lidhur me rrethanat dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Për dy të arrestuarit, sipas policisë ekziston dyshimi i bazuar janë përfshirë në rastin në fjalë.
Nga të dyshuarit është sekuestruar edhe një sprej që dyshohet të jetë përdorur për shkrimin e grafiteve.
“Përkitazi me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit dhe me rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, konform Nenit 147, të KPRK-së.”, bën të ditur policia.
Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...