Të premten mbrëmje janë arrestuar dy persona në Ferizaj.
Të dyshuarit janë arrestuar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me 8.1 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Prelez, Ferizaj, 23.07.2021 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokanë 8.1 gram, pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...