Janë arrestuar dy persona në Leposaviq, të dyshuar për vjedhje të pyllit.
Sipas policisë të dyshuarit kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore.
“Me datë 07.11.2024, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy (2) persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.
“Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”, thuhet tutje në njoftimin nga policia.
Polica thotë se në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve në veri të vendit dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim./Arbresh.info/
Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahaj...
Balluku: Janë riparuar 90% e defekteve, rikthimi i energjisë...
Abdixhiku nesër prezanton projektet e tij për Prishtinën në ...
NATO pritet të marrë vendim mbi objektivat e reja për armët ...
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lëndua...
Parisi e Napoli në bisedime të avancuara për Kvaratskhelia