Me datën 15.01.2020, Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Golf, në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.
Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 16.01.2020 është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy (2) të dyshuar, njëri nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e veturës’.
Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit).
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve. /arbresh.info/
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...