Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative me qëllim goditjen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohën e fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.
“Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy personave që dyshohen me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Pas identifikimet të personave, hetuesit policor mbrëmë kanë arritur të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar, A.R mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të lënë ftesë për paraqitje të detyrueshme në polici për të dyshuarin e dytë.
Personi i dytë i dyshuar: B. Sh mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit si dhe i është sekuestruar një armë e tipi Zoraki .
Ndaj personave të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të dy personave tjerë të dyshuar të cilët dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi./arbresh.info/

Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...