Stacioni Policor në Pejë, me datë 14.01.2021, është informuar se në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.Persona të dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë kontrolluar e demoluar pothuajse tërë shtëpinë, ku nga aty kanë vjedhur sende të ndryshme dhe një shumë të parave.
Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve. Pas njё pune intensive operativo-hetimore, me datë 11.02.2021, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit:
• B.H. i lindur më 1994
• E.H. i lindur më 2000
Të dyshuarit dyshohet se edhe me dy (2) persona të tjerë kanë kryer edhe vepra të tjera penale: ‘grabitje’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...