Sot rreth orës 04:00, zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.
Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: K.Y., mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Gj.K., mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.
Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...