Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë, të ndodhur më 13 janar 2023, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuar për këtë rast është edhe një person, i cili është ende në arrati.
“Arrestimi i të dyshuarve erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, me ç’rast policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar, ndërkaq i treti është ende në arrati”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në lidhje me këtë rast, policia ka kryer edhe tri bastisje në tri lokacione të ndryshme.
“Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale ‘Vrasje në tentativë’, si dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, të dyshuarit: D. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej. /arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...