Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë arrestuar personat me inicialet Q.H. dhe R.H., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të kokainës, armë, si dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të ndaluarve.
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...