Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ,,teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.
Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale ‘mashtrim’ , nga neni 323 i KPRK-së.
Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.
Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:
Ø G.S. viti i lindjes 1996 m.k.sh dhe
Ø E.B. viti i lindjes 1992 m.k.sh.
Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...