Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët po tentonin të kryenin vjedhje në bulevardin ,,Adem Jashari” në Vushtrri, në një objekt biznesor në të cilin zhvillojnë aktivitetin e tyre disa biznese.
Sipas policisë, të dyshuarit përveç rastit të tentim vjedhjes ishin të dyshuar se kohë më parë kishin kryer edhe tri raste të tjera të veprave penale të vjedhjeve, shkruan Arbresh.info.
“Stacioni Policor Vushtrri, me datë 23.04.2024 kishte pranuar një informatë se persona të dyshuar po tentonin të kryenin vjedhje në bulevardin ,,Adem Jashari” në Vushtrri, në një objekt biznesor në të cilin zhvillojnë aktivitetin e tyre disa biznese.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësitet policore menjëherë janë përgjigjur në këtë rast dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kishin vërejtur se ishte tentuar të thyhej dera e objektit mirëpo pas tentativës ishte aktivizuar alarmi. Zyrtarët policor kanë kontrolluar rrugët dhe hapësirat në afërsi të objektit dhe më pas kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar për këtë rast”, njofton policia.
“Personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në polici, ku pas procedurave të intervsitimit dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara, ishte arritur deri te dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë përveç rastit të tentim vjedhjes ishin të dyshuar se kohë më parë kishin kryer edhe tri raste të tjera të veprave penale të vjedhjeve.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, personat janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...