Janë arrestuar dy persona në fshatin Budrikë e Epërme në Viti, pasi që gjatë një mosmarrëveshje verbale, dy të dyshuarit janë rrahur mes vete, përcjell Arbresh.info.
Dy të dyshuarit si pasoj e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuar tjetër është liruar.
“Fsh. Budrikë e Epërme, Viti 10.08.2023-21:20. Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, si pasoj e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me 11.08.2023 janë arrestuar . Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...